Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas kundër pushtimit rus

08:24 / August 30, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimi evropian 1068x712 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës. Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 – disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar. BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim. Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim zyrtar.

Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

BE ukrainas ushtareve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.