Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

BE do të pezullojë sanksionet ndaj Sirisë

16:00 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Europe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energjisë dhe transportit, thanë diplomatët. Ky vendim po bëhet për të ndihmuar në rindërtimin e shtetit pas rrëzimit nga pushteti të Bashar al-Assadit.

Sundimtarët e rinj të Sirisë kanë kërkuar që Perëndimi të lehtësojë sanksionet ndaj shtetit, që u vendosën për të shënjestruar regjimin e Assadit gjatë luftës civile siriane. Evropa dhe fuqitë e tjera kanë hezituar që të bëjnë lëvizje në këtë drejtim pa marrë sinjale të qarta nga sundimtarët e rinj islamistë në Damask nëse ata janë seriozë që të bëjnë një tranzicion gjithëpërfshirës.

Hapi që pritet të marrë dritën e gjelbër gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel është lëvizje formale, pasi muajin e kaluar blloku u pajtua që të pezullojë sanksionet në fusha kyç.

Diplomatët thanë më 21 shkurt se sanksionet mund të rivendosen nëse sundimtarët e rinj të Sirisë shkelin premtimet për të respektuar të drejtat e minoriteteve dhe bëjnë kthim prapa në demokraci. Kombet e Bashkuara thanë një ditë më parë se me ritmet aktuale të rritjes, Sirisë do t’i duhen më shumë se 50 vjet që të kthehet në nivelin ekonomik që kishte para se të niste lufta civile.

Shumica e infrastrukturës së Sirisë është shkatërruar dhe ekonomia është shkatërruar po ashtu për shkak të viteve të izolimit ndërkombëtar, pas shtypjes që i bëri Assadi më 2011 opozitës, gjë që nxiti luftën civile. BE-ja dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare po përpiqen që të kenë ndikim në Siri pas rrëzimit të Assadit, i cili ishte mbështetur nga Rusia dhe Irani./REL/

BE siria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.