Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE e shqetësuar për “deklaratat armiqësore” të Turqisë kundër Greqisë

21:14 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gr tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore” pasi presidenti turk Erdogan akuzoi Greqinë për pushtimin e ishujve të çmilitarizuar në Egje dhe tha se Turqia ishte e gatshme “të bëjë atë që është e nevojshme” kur të vijë koha.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.

“Deklarimet e vazhdueshme armiqësore nga drejtuesit politikë të Turqisë kundër Greqisë…ngrenë shqetësime serioze dhe kundërshtojnë plotësisht përpjekjet e nevojshme për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor,” tha Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Kërcënimet dhe retorika agresive janë të papranueshme dhe duhet të ndalen,” shtoi ai, duke nënvizuar kërkesat e BE-së që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

“BE rithekson pritshmëritë e saj që Turqia të punojë seriozisht në uljen e tensioneve në një mënyrë të qëndrueshme në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE-së,” tha zoti Stano.

Ankaraja së fundi e ka akuzuar Athinën për armatosjen e ishujve të çmilitarizuar të Egjeut, diçka që Athina e kundërshton. Presidenti turk Erdogan nuk e kishte akuzuar më parë Greqinë për pushtimin e tyre.

Greqia reagoi duke thënë se nuk do ta kopjojë Turqinë duke bërë deklarata të egra dhe të rrezikshme.

Në vitin 2023, Turqia do të mbajë zgjedhjet e radhës të cilat cilësohen si sfida më e madhe zgjedhore e qeverisjes gati 20-vjeçare të zotit Erdogan. Ai po shfrytëzon arritjet në skenën globale ndërsa ka rritur retorikën e tij për politikën e jashtme.

Ankaraja thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të viteve 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos i armatosë ato. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë vazhdimisht se Turqia do të fillojë të vërë në dyshim sovranitetin grek mbi ishujt nëse Athina këmbëngul në armatosjen e tyre.

BE shqetesuar turqise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.