Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE heton edhe “AliExpress”-in/ Kërkohen masat për mbrojtjen e konsumatorit për produktet e paligjshme

15:10 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 aliexpress 1699279127
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian ka njoftuar këtë të hënë nisjen e një hetimi ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike, “AliExpress”.

Ndaj tij janë kërkuar më shumë detaje se çfarë masash po merr për të mbrojtur konsumatorët në internet nga produktet e paligjshme.

Në deklaratën për mediet thuhet se kompanisë i është dërguar kërkesë zyrtare për informacion dhe përgjigja duhet të jepet para datës 27 nëntor për t’u përgjigjur.

“Duam të dimë se si AliExpress do të përputhet me detyrimet në lidhje me vlerësimet e rrezikut dhe masat zbutëse për të mbrojtur konsumatorët në internet, veçanërisht në lidhje me shpërndarjen e produkteve siç janë ilaçet e rreme”, thuhet njoftim.

Ky është hapi i parë i procesit të hetimit, sipas ligjit të ri të BE, Aktit të Shërbimeve Dixhitale, që hyri në fuqi në gusht dhe synon të frenojë përhapjen e mallra dhe përmbajtjeve ilegale në internet.

Europa ka nisur tashmë hetimet edhe ndaj Meta, TikTok dhe X, duke kërkuar më shumë detaje se si ata kanë vepruar kundër dezinformimit.

Platformat përballen me gjoba që mund të shkojnë deri në 6% të xhiros globale për shkelje.

Zbatuesi më i lartë i teknologjisë në BE, Thierry Breton, theksoi se Akti i Shërbimeve Dixhitale nuk ishte vetëm për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në internet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.