Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë për të luftuar koronavirusin. Delegacioni i BE thekson se kjo shumë do të shkojë për bizneset e goditura nga pandemia.
Ndërsa vetë ambasadori Luigi Soreca deklaron se kriza e koronavirusit është shumë larg përfundimit.
Postimi i plotë
Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!
15 milion Euro grante nga BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, forcimin e qëndrueshmërisë dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm.
“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian, përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.