Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE ka një propozim për të hetuar pasuritë e përfituara nga korrupsioni

08:42 / January 12, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bedrejtesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, ka propozuar që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të marrë kompetenca të ngjashme me ato të policisë gjyqësore, për hetimin e pasurive të pajustifikuara apo të fshehura të zyrtarëve shqiptarë. Propozimi është bërë në kuadër të ndryshimeve të fundit në ligjin për nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…, miratuar në fund të vitit të kaluar dhe botuar në Fletoren Zyrtare disa ditë më parë. Propozimi i misionit EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit të Ligjeve mbi ndryshimet e miratuara nga Parlamenti.

“Komisioni për Çështjet Ligjore mund të marrë në konsideratë dhe dhënien e kompetencave ILDKP-së për të kryer “hetime të ngjashme të policisë gjyqësore”, pa u mbivendosur me kompetencat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Së fundi, Komisioni të shqyrtojë mundësinë për të propozuar amendamente, të cilat forcojnë më tej koordinimin / bashkëpunimin ndërmjet subjekteve publike dhe private për mbledhjen dhe analizimin e informacionit në lidhje me fshehjen e pasurive dhe interesave private”, thuhet në propozimin e EURALIUS.

Gjithashtu, EURALIUS ka kërkuar që të reflektoheshin në ndryshimet që po i bëheshin ligjit edhe disa çështje të ngritura nga organizatat ndërkombëtar për gjurmimin e pasurive të paligjshme të pushtetarëve shqiptarë. “Projektligji përfshin vetëm ndryshime, të mirëpritura nga EURALIUS dhe Projekti Antikorrupsion i Binjakëzimit të BE-së, me qëllim të zgjidhjes së disa problemeve në standardet e teknikës legjislative, në organizimin e procedurës së kontrollit dhe në lidhje me bërjen efektiv sa më shpejt të sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë. Pavarësisht nga sa më sipër, Komisioni për Çështjet Ligjore duhet të marrë në konsideratë edhe çështje të tjera të ngritura në raportet e mëparshme të organizatave ndërkombëtare si GRECO, Raportet e Progresit të BE-së, Money Val-it, lidhur me ligjin nr. 9049, dhe të adresojë problemet përkatëse”, ka propozuar EURALIUS.

Kompetencat e Inspektoratit nuk ndryshojnë

Nga verifikimi i ndryshimeve në ligjin për nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…, të botuara në Fletoren Zyrtare, rezulton se propozimi i EURALIUS nuk është reflektuar. Neni 17 i këtij ligji përcakton kompetencat e Inspektoratit të Lartë. Sipas variantit të ndryshuar Inspektorati i Lartë mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative rreth deklarimeve të personave që kanë detyrimin për deklarim, sipas këtij ligji, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative. Mbledhja e të dhënave bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Megjithatë, përmbajtja e këtij neni nuk ka ndryshuar. Neni që ishte në fuqi parashikon që mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative rreth deklarimeve të personave që kanë detyrimin për deklarim, sipas këtij ligji, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative. Mbledhja e të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, dhe me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Ndryshimi, si do deklarohet pasuria

Ligji ndryshon mënyrën e deklarimit të pasurisë. Tashmë pasuria duhet të deklaruar në mënyrë elektronike, ndërsa dosjet e pasurive do të publikohen online. Ligji parashikon që të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë dhe ta paraqesin personalisht, në formë shkresore, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit.

Po ashtu, ligji krijon mundësinë që inspektorët e autorizuar nga Inspektori i Përgjithshëm, t’i adresojnë kërkesë bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, për të marrë të dhëna lidhur me depozitat, llogaritë dhe transanksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim. Ndryshimi i parashikuar i hap rrugë institucioneve private për të mos pasur asnjë pengesë ligjore lidhur me komunikimin dhe ndërveprimin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, me inspektorët e autorizuar nga Inspektori i Përgjithshëm për ushtrimin e kontrolleve ose hetimeve administrative.

BE ILDKP korrupsioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.