Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë

09:45 / March 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 22 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BE-ja refuzon t’i heqë sanksionet për prodhimet bujqësore ruse. Moska e vuri këtë si kusht për të rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi.

BE-ja është informuar për propozimet për të siguruar transport të sigurt dhe për t’u dhënë fund sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë dhe Rusi, tha në Bruksel një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Tani Rusia duhet të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës së saj agresore, të paligjshme dhe të paprovokuar.

BE-ja është e gatshme të mbështesë hapat e ardhshëm së bashku me Ukrainën, SHBA-në dhe partnerë të tjerë. Një zëdhënëse tjetër e Komisionit të BE-së tha: “Fundi i agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë, si dhe tërheqja e pakushtëzuar e të gjitha forcave të armatosura ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, do të ishte një nga parakushtet më të rëndësishme për ndryshimin ose heqjen e sanksioneve“.

Siç njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa, e cila u referohet përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe diplomatëve, kushtet e formuluara nga Moska për zbatimin e marrëveshjes me shumë gjasa nuk janë biseduar dhe koordinuar me administratën amerikane të Presidentit Donald Trump. Prandaj ato mund të shërbejnë kryesisht për të ngadalësuar përpjekjet për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Qarqet e BE-së theksuan se gjëja më e rëndësishme në të gjitha hapat e mundshëm është që ato të jenë në interes dhe në dobi të Ukrainës. Prandaj një lehtësim i disa prej sanksioneve do të ishte i imagjinueshëm, nëse do të kontribuonte për një zgjidhje paqeje të pranueshme për Ukrainën.ax

armepushim BE rusi sanksione ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.