Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“BE me dy standarde”/ Kreshnik Spahiu jep mesazhin e fortë: Nëse Parlamenti Evropian mandaton Belerin, Shqipëria duhet të…

22:14 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreshnik Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Kreshnik Spahiu, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se nëse Fredi Beleri mandatohet si eurodeputet i Parlamentit Evropian, unioni do të tregonte se vepron me dy standarde.

Ai kujtoi se si Bashkimi Evropian ka kërkuar me këmbëngulje ligjin e dekriminalizimit në Shqipëri. Por, nëse Beleri, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, merr zyrtarisht detyrën në PE, “s’kemi më të drejtë morale t’u themi të dënuarve që nuk mund të garojnë në zgjedhje”, tha ai.

“Qeveria shqiptare dhe parlamenti duhet të kontaktojnë me Bashkimin Evropian për të bërë të qartë standardin që do të ketë Parlamenti Evropian. A do të pranojnë si eurodeputet një person të dënuar për krim zgjedhor? Nëse BE hap praktikën që mandaton një të dënuar, atëherë Shqipëria duhet të kërkojë falje dhe të heqë ligjin e dekriminalizimit. Se çfarë kuptimi ka që Shqipëria ndjek një ligj të kërkuar nga BE dhe BE për vete nuk e respekton. Nëse Beleri do të mandatohet, ne s’kemi asnjë të drejtë morale t’u themi personave të dënuar në Shqipëri që nuk zgjidhesh se ke bërë burg”.

Duke folur si jurist, Spahiu tha se dënimi i dhënë ndaj Belerit si dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, mund të ishte më i lehtë.

“Kemi dy kryetarë bashkie të dënuar me burg brenda 48 orësh. Unë i bëj një pyetje publikut. A është peshore e barabartë e drejtësisë, që për një seks më të lehtë se presidenti amerikan, të dënohet me 3 vite burg Gjici dhe me 2 vite Beleri. Për mua të dyja janë dënime të ashpra. Për mua, duhet të ishin më të ulëta, se burgimi e ka kryer efektin e vetë. Ligji parashikon që ekzekutimi me burg të hiqet dhe të lihet me shërbim prove për vepra penale brenda 5 viteve. Beleri është drejt mbylljes së dënimit, se ka 1.5 vite. Po të bëhej kështu, të lihej me shërbim prove katër vite.

Kjo është me dy standarde, se para zgjedhjeve po të përgjosh të gjithë kandidatët, nuk ka asnjë që nuk premton punë, ofron para etj etj për vota”.

belerin Kreshnik Spahiu mesazhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.