Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram. Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët

09:48 / May 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
INSTA FACEBOOK 696x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që mund të rezultojë në një gjobë të madhe. Hetimi është prova më e fundit që rregullatorët po përqendrohen gjithnjë e më shumë te ndikimi i dëmshëm i platformave të Meta-s dhe mediave të tjera sociale te përdoruesit e rinj, duke përfshirë inkurajimin e sjelljes së varësisë.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, do të shqyrtojë nëse Meta ka përmbushur detyrimet e veta sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), ligji i ri gjithëpërfshirës i bllokut për platformat online.

Legjislacioni kërkon që platformat ‘online’ të vendosin masa për të mbrojtur fëmijët, duke përfshirë parandalimin e tyre nga aksesi në përmbajtje të papërshtatshme dhe sigurimin e një niveli të lartë privatësie dhe sigurie. Mospërputhja mund të rezultojë që kompanitë të gjobiten deri në 6% të të ardhurave të tyre globale ose të detyrohen të ndryshojnë softuerin e tyre.

Komisioni Evropian është i shqetësuar se Facebook dhe Instagram “mund të shfrytëzojnë dobësitë dhe papërvojën e të miturve dhe të shkaktojnë varësi”, tha në një deklaratë një përfqësues i Komisionit. “Komisioni është gjithashtu i shqetësuar për metodat e sigurimit dhe verifikimit të moshës të vendosura nga Meta”, shtoi ai, duke vënë në dukje se këto mund të mos jenë efektive.

Një zëdhënës i Meta-s u përgjigj: “Ne duam që të rinjtë të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën në internet dhe kemi kaluar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika të krijuara për t’i mbrojtur ata. Kjo është një sfidë me të cilën përballet e gjithë industria dhe ne mezi presim të ndajmë detajet e punës sonë me Komisionin Evropian.”
Një raport që kompania i paraqiti Komisionit Evropian shtatorin e kaluar, duke detajuar se si platformat e saj mbrojnë të miturit, nuk ishte i mjaftueshëm për të qetësuar shqetësimet e rregullatorëve.

Meta ka qenë shpesh në vëmendjen e rregullatorëve të BE-së, duke përfshirë reklamat nga mashtruesit dhe ndërmjetësuesit e huaj përpara zgjedhjeve të BE-së, si dhe për dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme në platformat e veta që lidhen me luftën në Gaza.

bashkimi evropian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.