Në panelin “Impakti i BE për Bashkitë” për komunitetet vendore, Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Mat tregoi për të pranishmit ndikimin në komunitetet që ka rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës dhe ngritja e Qendrës së Inovacionit ICTe-Mat.
“Rivitalizimi i Pallatit të Kulturës ka rigjallëruar jetën kulturore të zonës duke sjellë qasje moderne dhe novatore në funksionin e saj të përditshëm. Kjo nëpërmjet aktiviteteve të shumta që zhvillohen në ambientet e rikonstruktuara siç janë:
Salla e Galerisë së Arteve, salla e baletit, salla e instrumentave, salla e takimeve me një kapacitet rreth 100 persona dhe salla e ICT ku deri më tani kanë përfunduar kurset ne scratch, robotike dhe dizajn 3D mbi 200 te rinj. Kjo qendër shërben si një laborator megatronike ku çdo ide e hedhur në kompjuter printohet në 3D nga të rinjtë e talentuar”, tregoi Malaj.


