Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zaka-Bardhit: Po merresh me tre figura shumë të dashura për lushnjarët, po s’do nxjerrësh gjë në dritë

14:42 / April 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 10 143954
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qarkun e Fierit vijojnë përplasjet mes Gazment Bardhit dhe kandidateve për deputete të PS. Kësaj radhe është Kiduina Zaka, kandidate në bashkinë e Lushnjes. Ajo i ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga Bardhi një ditë më parë, gjatë një takimi të PD në kētë bashki.

“Ke filluar po merresh me tre figura shumë të dashura për lushnjarët Gaz, po s’do nxjerrësh gjë në dritë, më beso. Edhe mos u tensiono se të bën keq për shëndetin mendor, më dëgjo mua se jam psikologe”, thotë Zaka në një video të publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale.

Kandidatja socialiste nuk ka lënë pa i kujtuar drejtuesit politik të PD, injorimin që ju bë nga banorët në Patos, por sipas saj të njëjtin fat do ketë edhe në Lushnje.

“Atje në Patos as nuk të përshëndetën dhe tani je kthyer po merresh me Lushnjen. E kuptoj, e kuptoj qartë, se njeriu i pashpresë do përpiqet ti provojë të gjithë opsionet dhe mundësitë. E di që po përpiqesh ti bindësh demokratët e Lushnjes, po kë po përpiqesh të bindësh more Gaz, se dhe ata të kanë braktisur, e kanë kuptuar në çfarë pike është katandisur këneta juaj madhështore”, thotë me shpoti Zaka.

Në mbyllje të mesazhit të saj kandidatja socialiste e siguron kundërshtarin politik, “se në këto zgjedhje të majtë dhe të djathtë do votojnë numrin 5, se e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian”.

Brenda pak ditësh kjo është përplasja e dytë e drejtuesit politik të PD nē Fier me kandidatet e reja te PS. Më herët Bardhi akuzoi për korrupsion kandidaten 26-vjeçare në Patos, Zegjine Çaushi, e cila nuk ja kurseu nje përgjigje flakë për flakë. E njëjta situatë është përsëritur me Kiduina Zakën në Lushnje.

View this post on Instagram

A post shared by Kiduina Zaka (@kiduinazaka)

11 maj bardhi Kiduina Zaka lushnje zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.