Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE proçedim ndaj Londrës për shkeljen e marrëveshjes Brexit

22:50 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimi europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Europian synon të nisë dy procedura ligjore për shkeljen e marrëveshjes së Brexit kundër Britanisë së Madhe, që ka zgjatur në mënyrë të njëanshme një masë doganore specifike për Irlandën e Veriut, thanë sot burimet europiane.

“Këtë javë, ekzekutivi europian mori mbështetjen e vendeve anëtare, pasi i informoi ata për qëllimin e tij për të filluar këto procedura që nga java tjetër”, tha një nga këto burime.

Në shenjestër të Brukselit, njoftimi nga Londra për një shtyrje të njëanshme të gjashtë muajve, deri më 1 tetor, të kontrolleve të caktuara shumë të diskutueshme mbi mbërritjen e mallrave në Irlandën e Veriut nga ishulli i BM.

Duke denoncuar një shkelje të marrëveshjes së Brexit, BE premtoi të përgjigjej me mjete ligjore, vetëm dy muaj pasi BM u largua zyrtarisht nga tregu i vetëm europian.

Sipas burimeve evropiane, Komisioni synon të dërgojë “një letër njoftimi zyrtar” në Londër për shkeljen e Protokollit specifik për ishullin e Irlandës, të përmbajtur në traktatin e tërheqjes të nënshkruar në fund të vitit 2019.

Në procedurën e dytë, Komisioni pritet, gjithashtu, të nisë aktivizimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, i parashikuar në Traktat, me arsyetimin se BM nuk ka arritur të përmbushë detyrimin e “mirëbesimit” të parashikuar në traktat.

Londres marreveshjes procedim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.