BE ka publikuar listën me 14 vende të cilat konsiderohen “të sigurta” për të lëvizur brenda unionit, pavarësisht pandemisë. Jashtë kësaj liste janë shtete si SHBA, Brazil dhe Kinë, por as Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk lejohen.
Të tjera vende që do munden të udhëtojnë drejt BE-së përfshijnë Australinë, Kanada, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut.
Sipas BBC-së, BE është e gatshme të shtojë Kinën në listë nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.
Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e unionit që udhëtojnë brenda bllokut.
Megjithatë kjo listë është paraprake.