Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”, një seminar dypalësh me pjesëmarrjen e mbi 60 deputetëve dhe personeli të parlamenteve të të dyja vendeve, filloi në qytetin kufitar të Pogradecit.
Gjatë dy ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të njihen me praktikat më të mira ndërkombëtare, do të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe hapat e ndërmarrë për futjen e praktikave të punës me ndjeshmëri gjinore, si dhe do të diskutojnë se si ta institucionalizojnë ndjeshmërinë gjinore në parlamentet e tyre.
Po ashtu, gjatë dy seminareve paralele, pjesëmarrësit nga Shqipëria do të përfundojnë punën për hartimin e një udhërrëfyesi për ndjeshmërinë gjinore për Kuvendin e Shqipërisë dhe integrimin e tij në Planin Strategjik të Kuvendit, i cili po hartohet me ndihmën e Prezencës së OSBE-së; ndërsa pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut do të hartojnë planin e veprimit për ndjeshmërinë gjinore për dy vitet e ardhshme.
Seminari bashkorganizohet nga misionet e OSBE-së në Shqipëri e Shkup dhe nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), me mbështetjen e parlamenteve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Seminari është pjesë e projektit “Mbështetje për parlamentin dhe edukimin qytetar në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së.