Në total, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbi 1.5 miliardë euro ndihmë humanitare për Ukrainën. Këtë e kanë bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një deklaratë të përbashkët në samitin e BE-së.
“Ne do të vazhdojmë të mobilizojmë dhe koordinojmë ndihma të rëndësishme humanitare për të mbështetur njerëzit në Ukrainë, ata që janë detyruar të ikin dhe ata që janë prekur nga ndikimi i rëndë që po shkakton lufta ruse në mbarë botën. Kjo përfshin mbi 1 miliard dollarë në ndihmë humanitare nga SHBA dhe 550 milionë euro nga BE”, shkruajnë ata.