Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE si SHBA për të korruptuarit në Ballkan, vendime “non grata” për zyrtarët dhe biznesmenët

16:54 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimieuropian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ardhjen në pushtet të administratës Bajden, SHBA nisën një fushate ndëshkimi për zyrtarët dhe biznesmenët që ata i konsiderojnë të korruptuar, duke vendosur si fillim ndalimin e hyrjes së tyre në territorin amerikan. 

Disa vite më vonë, duket se kësaj fushate do ti bashkohet edhe Europa.  Komisioni Europian në planin e ri dhe nismën ligjore për luftën kundër korrupsionit, jo vetëm brenda vendeve të BE-së, por në të gjithë botën ka zgjeruar sferën e ndëshkimeve. Në listën e sanksioneve dhe të ndëshkimeve nuk do të futen vetëm zyrtarët e korruptuar, por edhe biznesmenët. Ashtu si edhe SHBA, BE-ja po harton paketën e re të luftës antikorrupsion. Ndërkohë biznesmenët do të ndalohen të marrin pjesë në prokurimet publike për disa vite në vendet e BE-së, përveç masave  ndëshkimore me burgim. Dënimet do të jepen sipas ligjeve në fuqi që kanë shtetet anëtare të BE-së. 

Ky vendim vjen pas analizave të kryera, ku rezulton se korrupsioni përgjatë një viti i ka kushtuar ekonomisë së BE-së të paktën 120 miliardë euro.
 
Në paketën e re, BE-ja përmend edhe Ballkanin Perëndimor shtetet e së cilës duan të anëtarësohen në Union.
“Në procesin e zgjerimit, përafrimi me ligjin ekzistues të BE-së, respektimi i shtetit të së drejtës dhe reformat kundër korrupsionit, përcaktojnë kryesisht ritmin e përparimit të vendeve kandidate drejt pranimin në BE. Këto janë gjithashtu prioritete të Partneritetit Lindor, sipas të cilit strategjitë kundër korrupsionit mbështeten për të promovuar standarde të larta të integritetit dhe transparencës në organet publike dhe për të forcuar agjencitë kundër korrupsionit, kapacitetet hetuese, reformat në drejtësi dhe shoqërinë civile”, thuhet në dokument.

Sikurse dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë promotorët dhe financuesit kryesore të Reformës në Drejtësi, një proces që ka nisur vite më parë dhe që konkludoi me miratimin në mënyre unanime të ndryshimeve kushtetese në Kuvendin e Shqipërisë në korrik 2016. 

Nga ajo ditë ka nisur një pastrim i thellë i sistemit të drejtësisë në të gjitha hallkat e tij, shoqëruar me riorganizimin e të gjitha degeve, nga prokuroria te gjykatat e të gjithë niveleve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.