Ish-banorët e “Big Brother VIP” vazhdojnë të jenë akoma në qendër të mediave rozë edhe pse emisioni ka kohë që ka mbaruar.
Një nga banoret më të përfolura të atij spektakli ishte edhe Beatrix Ramosaj, e cila me anë të disa fotove na ka treguar se është duke shijuar disa ditë pushime bashkë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj. Mësohet se destinacioni i tyre i radhës eshtë kryeqyteti spanjoll, Madridi.

Ndërkaq, afro një orë më parë, Trixa ka publikoi disa fotografi të reja në Instagram, ku ka përfshirë momentet më të veçanta të këtyre pushimeve.
“Mos e shiko mbishkrimin më shiko mua”, ka shkruar ajo krahas fotove. Ndërkohë, komentet e fansave kanë qenë të shumta, të cilët e kanë komplimentuar artisten.
