Beatrix Ramosaj duket se ndodhet ende në një gjëndje të vështrë psikologjike e cila ka nisur që pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Këngëtarja e tregoi këtë edhe së fundmi nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ajo kërkon ndihmën e ndjekësve të saj, për të ndarë me të këshilla se si mund të kalojë gjendjen e vështirë në të cilën ajo ndodhet momentalisht.
“Hey miq virtual! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përultësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për mësuar! E tuaja, Trixa!”, shkruan Beatrix.
Kujtojmë se para pak ditësh, këngëtarja tha publikisht se ishte ndjerë e bullizuar në rrjetet sociale për shkak të marrëdhënies që ajo krijoi me aktorin Donald Veshaj në “Big Brother VIP”.