Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha, udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës. Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar.
E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë”, tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana”.
BEBE REXHA FLET PËR MARRËDHËNIEN ME DUA LIPËN, RITA ORËN DHE AVA MAX
Në një bisedë mjaft cool dhe interesante në makinë rrugës për në aeroport, nga ku Bebe do të nisej drejt Çikagos, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private dhe karriera. E pyetur nga Andi lidhur me faktin nëse në albumin e saj të ri do të ketë bashkëpunëtorë shqiptarë, Bebe ka rrëfyer një detaj mjaft interesant. “Dua shumë të bëj një këngë me Ritën, Duan dhe Ava Max. E ke parasysh, të gjitha vajza, fuqia e vajzave. Por ndonjëherë është e vështirë sepse çdokush ka planet dhe axhendën e vet”, ka rrëfyer Bebe.
Artistja e njohur ndërkombëtare ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, ku dha intervistën e saj të parë në Shqipëri me gazetarin Andi Vrapi.