Në një intervistë për “Cosmopolitan” Bebe Rexha tregoi se ka patur disa përvoja të vështira në Hollywood. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, ka treguar disa raste kur ajo është gjendur në pozitë mjaft të vështirë, ku qartazi është tentuar të ngacmohet seksualisht.
”Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. U ndjeva sikur do të sulmohesha seksualisht. Pa bërë zë thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kam kaluar ndonjëherë”, rrëfeu Bebe pa bërë të ditur emrin tij.
Ajo ka treguar gjithashtu edhe rastet kur është fyer nga paraqitja e saj ku një markë e njohur mode refuzoi që ta vishte këngëtaren për çmimet Grammy.
“U trishtova shumë, hyra në depresion, ndihesha si plerë”, vijon këngëtarja.
Bebe nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me Warner Bros në moshën 23 vjeç, ndërsa kishte kompozuar këngë për shumë artistë të tjerë dhe sot ia ka dalë më së miri të jetë një këngëtare kaq e suksesshme.
