Pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën.
Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie.
“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” shkruan Beci në një postim në facebook.
