Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Bedri Hamza votoi në Mitrovicë të Jugut së bashku me familjen e tij. Pas votimit, tha se pret një proces të rregullt dhe demokratik. Ai tha se do të pranojë rezultatin. Hamza u shpreh se nuk ka informacione për ndonjë parregullsi dhe ftoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
Add A Comment
