Nga Bedri Islami
Gogoli i gjithë këtyre ditëve është viti 1997 që do të risillet pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ose pikërisht në atë ditë.
Me vitin 1997 , si viti më i prapshtë i historisë së Shqipërisë, më shumë nga të gjithë po luajnë ata që edhe e bënë atë vit fatkeq.
Normalisht duhej të kishin heshtur ose të kishin gjetur një vit tjetër për krahasim, por, për fat të keq të tyre, të gjithë vitet e prapshtë të pas 1990-tës, lidhen me to. Ose më saktë, me dëshirën e tyre për të ndezur këtë vend dhe për të vajtur në pushtet.
2 prilli i Shkodrës, djegjet e Fushë-Arrësit, shkatërrimi i gjithçkaje që ishte ndërtuar, vjedhja e jashtëzakonshme e pasurisë së shqiptarëve, firmat piramidale, hapja e depove, rekrutimi i shumë metingashëve nga Veriu për të sulmuar Jugun, tentimi për të bombarduar zonat e rebeluara, dëshira për të bërë një luftë civile mes veriut dhe Jugut, vrasjet masive, për të cilat askush nuk përgjigjet që ndodhën në këtë vit e më pas, grushti i shtetit në vitin 1998, qëndrimi kundër luftës në Kosovë, dezinformimi rreth kësaj lufte dhe lidhja me klanet serbe në Kosovë dhe jashtë saj, Gërdeci dhe të vrarët e skllavërimit brutal, 21 janari, protestat e dhunshme, përgatitja për një skenar tjetër, sipas ustallarëve të vjetër…të gjitha kanë lidhje me një strukturë partiake dhe me një njeri.
A do të përsëriten këto ngjarje?
Shenjat janë se gjithçka po përgatitet për të shkuar drejt tyre dhe për të mobilizuar njerëzit.
Pritat që po bëhen tani në çdo rrugëtim të shefit të qeverisë, banditët ish deputetë që po shpërndahen për të ngritur pritat, përplasjet me policinë e shtetit, përhapja e dezinformimeve për të vdekur nga shoqëruesit qeveritarë…janë provat e para që po bëhen për të krijuar një krim të ri.
Komitetet e Shpëtimit , si vazhdë e detashmentit Azem Hajdari, kapuçonët e zinj që u vendosën në ballë të protestave, thirrjet halucionante të liderëve të opozitës për luftë…kundër kujt…dhe çuditërisht janë po këta njerëz që ishin kundër luftës së UÇK-së ndaj pushtimit serb…thirrjet se ” kësaj here do të jetë ndryshe”..krijimi i nj tufe metingashësh , shumë nga të cilët banditë, që duan të destabilizojnë Shqipërinë…të gjitha të çojnë drejt një dëshmie..dikush po përgatitet seriozisht për të ndërmarrë revashin politik me mjete të dhunës.
Shumë nga miqtë e mi mendojnë se janë vetëm fjalë dhe të lehura në hënë.
Unë nuk mendoj kështu. Megjithëse e di se e kanë hapin më të vogël se fjalët dhe se janë trima kur shteti hesht, përsëri ata mund të bëjnë dëme të mëdha…jo se do të vrasin njerëz, jo se do të përmbytin pushtetin…jo se përmes dhunës do të jenë shefat e ardhshëm qeveritarë.. por tensioni që do të krijohet do të jetë një hasmëri e re, e zgjatur, mes njerëzve.
Dhe kjo hasmëri mund të zgjasë në shumë vite, mund të krijojë ndasi mes banorëve të pjesëve të ndryshme të Shqipërisë, të prmbysë imazhin e një vendi për hir të pushtetit dhe të frikës së tyre.
Edhe në 21 janar kishte njerëz që thonin se sheti nuk mund të qëllojë mbi njerëzit, por jo vetëm që qëlloi , por paralajmëroi vrasje të tjera…si deklaroi haptas ish shefi i qeverisë.
Opozitës i duhen viktima. Ata e provuan se me gjakun e të rënëve në 2 prill mund të vinin në pushtet, ata e provuan me 21 janar se gjaku i mban në pushtet..i duhen viktima, jo vetëm për të thënë se, ja, edhe pushteti tjetër të vret..por që gjakrat të ndizen.
Vetë ata, këto liderë të zbërthëlyer, do të jenë në rrjeshtat e fundit ose do të shpallin imunitetin e paqenë…të tjerë, analistë ,do të jenë në katet e sipërta të mjediseve komforte dhe do të shikojnë gjakun ose dhunën, për të cilën po bëjnë thirrje ditë e natë, nga njëri ekran në tjetrin…politikanë të klasës së lartë, vetë dy liderët e opozitës i kanë fëmijët e tyre jashtë shtetit, në parajsa europiane…pas përleshjeve ata do të kthehen në vilat luksoze në Lalëz, në komplekse rezisdenciale, që i kanë pronësuar nga vjedhjet masive…
Përsëritjen e vitit 1997 e kërkojnë ata që e bënë dhe që dështuan.
Nuk është thjeshtë revansh politik. është më tepër se kaq!