Historiani Marenglen Kasmi foli për temën më të debatuar të momentit pas deklaratës së inxhinieres Luljeta Bozo, e cila tha se regjimi i Enver Hoxhës ka më shumë anë pozitive sesa negative. Ai mbështeti Bozon, duke thënë se, në 45 vjet komunizëm shqiptarët nuk jetuan në vrimë të vezë, ata gëzonin, punonin dhe jetonin.

“Kur flasim dhe vlerësojmë të kalurën historike i paraqesim të gjitha aspektet. Nuk mund të jetë justifikim që p.sh, ne i bëmë hidrocentralet por me çfarë kostoje njerëzore. Pyetja që ngre unë: si është vepruar në vende të tjera. Historia këtë njeh. Mbas katastrofave të mëdha, luftërave ka një moment ku shoqëria mobilizohet. Mos harrojmë si ishte Shqipëria e 44-ës. Një autor hebre, Sebastian Haffner, një nga mendjet më të ndritura sa i përket nacional-socializmit, aq mendjehapur sa kritikohej dhe nga hebrenjtë e tij. I ishte zhdukur gjithë familja, në momentin e fundit mezi arriti të largohej nga Berlini. Ishte gjykatës, iku në Londër, aty e kaloi luftën. Ai shkroi një libër për Hitlerin dhe në kapituj shkroi për krimet, vrasjet dhe ndërtimin. Pra historia nuk mund të jetë e njëanshme. Janë 45 vjet që njerëzit kanë punuar, pjesërisht të traumatizuar, por është një brez i tërë që i kushtoi jetën ndërtimit të vendit. Nuk e bëri Enver Hoxha. Nuk futej Enver Hoxha deri në mes në kënetën e Maliqit. Nuk u fut. Futej ai që besonte se duhej bërë ky bonifikim me qëllim që të shpëtojmë dhe të bëhen ato që u bënë. Këto janë fakte që nuk mund të kundërshtohen. Pakënaqësia që kanë shqiptarët ndaj sistemit aktual duket sikur ngjall një frikë se mos zgjohet nostalgjia për komunizmin, por nuk mund të ndodhë. Nuk mund thuash që në këto 45 vjet njerëzit jetuan në një vrimë të zezë, njerëzit gëzonin jetonin, punonin.”, u shpreh Kasmi. dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here