Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Befason presidenti i Flamurtarit të Vlorës: Të krijohet Liga e Epirit. Kukësi është larg, ja ku është Janina

18:29 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sinan Idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Basketbolli ka Ligën Unike ndërsa futbolli atë të Epirit. Idenë e pazakontë e hedh një nga njerëzit më kontroversë të sportit shqiptar, presidenti I Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Numri 1 i klubit kuqezi thekson se ekipet, kryesisht të jugut duhet të krijojnë një ligë të përbashkët me ekipet greke. Sipas tij, kjo ligë sjell më shumë të ardhura dhe përfitime për çdo ekip, jep motivim dhe bën që stadiumet të jenë plotë e klubet mos të falimentojnë dhe të shkojnë drejt shkrirjes.

Idrizi argumenton se më afër shkon për të luajtur në Janinë sesa me Kukësin, kështu që kjo ligë është zgjidhja më e mirë.

Një ide që sigurisht bie ndesh me projektet e FSHF por ndoshta të pjesës më të madhe të ambjentit sportive në vend që prej vitesh ka ëndërruar krijimin e një lige të përbashkët me Kosovën, edhe kjo një ide që është braktisur disa herë.

“Ne duhet të krijojmë alternativa. Alternativa jonë është krijimi i Ligës së Epirit. Është një ligë e afërt gjeografikisht me veriun e Greqisë, larg nocioneve nacionaliste dhe terminologjisë populiste. Nuk ka asgjë të keqe që të luajmë me fqinjët tanë. E kam thënë që është më e lehtë të shkosh të luash në Janinë se sa në Kukës apo me Veleçikun. Kemi disa ekipe që mund të jenë të interesuara. Në Vlorë kemi tre ekipe, por kemi edhe Sarandën, Gjirokastrën, Delvinën dhe disa skuadra të tjera.

Afërsia është reale, pse mos ta kthejmë këtë në një avantazh për ekonominë. Nëse themi që Vlora luan me Janinën apo Igumenicën, të jeni të sigurt që stadiumi do të jetë plot sepse fqinjët janë njësoj të gjithë. Ne nuk duhet ta bëjmë këtë gjë ilegale por ky projekt duhet të fillojë. Futbolli në Shqipëri duhet të decentralizohet. Kjo ligë është një ide rajonale dhe në të ardhmen mund të bashkohen edhe Kosova apo Maqedonia e Veriut nëse do të dëshirojnë.”, shprehet per “Ora News”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.