Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj flet për 14 Majin: Financimet e paligjshme të patolerueshme. Çdo shantazh duhet dënuar

11:29 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka folur sot për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku thekson se duhet që të jetë një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit. “Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme”, duke shtuar se: “Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme”. Po ashtu kreu i shtetit u bëri thirrje partive politike që të mos denigrojnë njëri-tjetrin.

“Media, aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet, rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë”, theksohet në deklaratë.

Presidenti Begaj shton se: “Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet!”, dhe se “Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”.

Gjithashtu, Begaj bëri thirrje që subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin. “Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt. Zgjedhjet kanë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”, u shpreh Begaj.

Presidenti Bajram Begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.