Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj flet si kreu i Forcave të Armatosura: Krenarë për shqiptarët që shërbejnë në misione ndërkombëtare

12:13 / January 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5884
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot më datë 1 janar 2025 në një lidhje direkt online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre larg familjeve.

“Është kënaqësi e veçantë për mua të jemi së bashku në këto momente për t’ju përshëndetur dhe për t’ju uruar nga zemra gëzuar festat!”, tha presidenti, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj u shpreh se shqiptarët me misione jashtë vendit, bëjnë krenare Shqipërinë. “Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi krenarë për shërbimin tuaj!”. Ai përmendi kontributin e ushtarëve shqiptarë në vendet ku janë angazhuar, duke listuar Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Letoninë, Detin Egje, Irakun, Sinain, Sudanin e Jugut dhe strukturat mbështetëse për Ukrainën, duke shtuar se kjo është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Presidenti nënvizoi gjithashtu sfidat që kërkojnë një Forcë të Armatosur moderne dhe profesionale. “Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë janë komplekse dhe kërkojnë që ne t’u përgjigjemi atyre sipas kërkesave, jo vetëm duke rritur kontributin, por, mbi të gjitha, me një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitete mbrojtëse, moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme”, tha ai.

Kreu i Shtetit vuri në dukje edhe një arritje të veçantë për vitin 2026. “Marrja e komandës së batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë. Jam i bindur se drejtimi i kësaj strukture të rëndësishme do të jetë një tjetër arritje e Forcave tona të Armatosura”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Begaj uroi përsëri efektivët dhe familjet e tyre. “Ju uroj gëzuar festat, shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja! Faleminderit shumë për shërbimin tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura!”

begaj Forcave të Armatosura kreu Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.