Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj i quan të pavërteta akuzat e PD: Pres që Kuvendi të hetojë rreth tyre me transparencë të plotë

16:19 / October 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të tij. ”Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”,-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Reagimi i plotë

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.

bajram begaj PD president shkarkimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.