Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj: Ligji për kanabisin ishte “OK”! Ai për studentët e mjekësisë mund të ankimohet në Kushtetuese

18:36 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj gjatë verës kaloi në heshtje tre ligje mjaft të rëndësishme; bllokimi i studentëve të mjekësisë për t’u larguar, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe ai për akademinë e shkencave që i jep mandatin e dytë Skënder Gjinushit.

Kritikat ishin të shumta për kreun e shtetit që nuk u shpreh për tre ligje mjaft të diskutueshme. Sot u pyet nga “Zëri i Amerikës” dhe deklaroi se për ligjin e studentëve vlerësoi interesin publik nga i cili u nis qeveria duke shtuar se studentët mund të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Për ligjin për legalizimin e kanabisit tha se nuk kishte asnjë shkelje. E kundërta ishte për atë për akademinë e shkencave. Pranoi se ligji kishte shkelje procedurale, por u justifikua.

“Ligji i kanabisi nuk kishte shkelje. Dilema kishte të bënte me aktet normative që duhet të ishin për t’u përfshirë që janë lënë në një moment të dytë. Për këtë qëllim mbajtja qëndrimin e heshtjes. Për akademinë e shkencave. Këtu nuk kishte…shkeljet procedurale nuk kishin të bënin me shkelje kushtetuese.

Kur opinioni pret ta shikojë presidentin në një konflikt direkt me parlamentin do të ishte e padrejtë. Kishte vetëm shkelje të procedurave, që deputetët mund t’i kishin shfrytëzuar sipas rregullores parlamentare” tha ai.

Kishte një këshillë edhe për Kosovën. “Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim por për miq. Politikanët e Kosovës duhet të dëgjojnë aleatët strategjikë” tha ai referuar krisjes së qeverisë Kurti me SHBA-në.

begaj Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.