Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bajram Begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që është duke u zhvilluar në New York tha se Shqipëria pavarësisht se është një vend me demokraci të re, ka shënuar luftëra që nuk i zgjodhi.

“Shqipëria, pavarësisht se është një komb i vogël me një demokraci të re, ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi, si dhe pushtime që nuk i kërkoi dhe as i pranoi. Edhe pse kujtime të dhimbshme, ato kanë dhënë mësime të paçmueshme. Është pikërisht për shkak të historisë së saj që Shqipëria i kushton rëndësi të madhe të drejtës ndërkombëtare si mbrojtja e saj kryesore. Ne përqafojmë me vendosmëri parimet e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla, ku marrëdhëniet midis kombeve bazohen mbi respekt dhe jo mbi pushtet absolut. Ky angazhim është arsyeja përse ne e kemi dënuar vazhdimisht dhe pa mëdyshje agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Pavarësisht madhësisë sonë Shqipëria ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në arenën ndërkombëtare, si në nivel rajonal, ashtu dhe në atë global, në kërkim të paqes dhe sigurisë. Megjithatë, ne e pranojmë se zhvillimi i qëndrueshëm është një komponent integral i arritjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm kuptimplotë është i paarritshëm pa pasur në themel paqen dhe sigurinë e vërtetë”, tha ai.

Ai shprehu shqetësim për krizat në marrëdhëniet mes fqinjëve.

“Shqiptarët luajnë një rol vendimtar në Evropën Juglindore. Ne përbëjmë shumicën në dy Republika të pavarura, Shqipëri dhe Kosovë, formojmë një pakicë themelore në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhe pakicë të rëndësishme në jugun e Serbisë. Gjatë gjithë historisë sonë, Shqipëria i është përmbajtur një politike të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Jemi thellësisht të shqetësuar  për krizat e herëpashershme që përsëriten në marrëdhëniet mes fqinjëve.”

bajram begaj okb Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.