Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Begaj takohet me Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA

15:20 / May 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2239
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Bajram Begaj takohet në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.
Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë demokratizimit, transformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë reformimit historik të sistemit të drejtësisë,” – shprehu Presidenti i Republikës gjatë këtij takimi.
Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, Presidenti i Republikës nënvizoi se Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe me dëshirën e saj shumë të madhe për të vijuar bashkëpunimin bilateral dhe ndihmesën ekonomike në të ardhmen: “Ne ftojmë investitorët amerikanë, pasi Shqipëria ofron mundësi investimi më turizëm, infrastrukturë strategjike, teknologji dhe siguri kibernetike.
Po ashtu, ne inkurajojmë kompanitë e Shteteve të Bashkuara të investojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Projektet e SHBA-së, siç janë ato në energjinë e rinovueshme apo transformimin digjital, krijojnë mundësi punësimi dhe modernizojnë ekonominë shqiptare”, – theksoi Presidenti Begaj.
Për sa i përket bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur e vijojnë të luajnë në rajon.
Kreu i Shtetit i përcolli Zëvendëssekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau, nevojën për vijimësinë e prezencës amerikane në rajon si faktor të pazëvendësueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Presidenti çmoi rolin e SHBA-së në NATO dhe e njohu z. Landau me angazhimin e Shqipërisë për të rritur buxhetin e mbrojtjes.
“Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh përgjegjësi dhe Shqipëria është e përkushtuar në përmbushjen e tyre”.

begaj partneritet SHBA Shqiperi Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.