Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Forcë, bashkim dhe shpresë për Shqipërinë europiane!

12:54 / December 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80149150 f98f 46b3 ab31 50ee24fd6f55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar përzemërsisht shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare.

Në mesazhin e tij, Presidenti vë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025 në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkët për një standard evropian në jetën e çdo familjeje shqiptare.

“Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare. Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.
Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!”, thekson Kreu i Shtetit.

Ai uron gjithashtu shqiptarët kudo në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, si dhe ata që janë në krye të detyrës në spitale, rend, ushtri dhe media.

“Çdo familje shqiptare, nga fëmijët te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi. Më shumë besim dhe mirëkuptim për një Shqipëri më të fortë dhe evropiane”, thotë Presidenti Begaj.

begaj shqiptarët uron Vitin e Ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.