2 gjeneralë të tjerë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë ndërsa një i tretë po lufton me jetën në spital, teksa ndodhet në gjëndje kritike. Kështu, ushtria e Vladimir Putinit vazhdon dita-ditës të pësojë humbje të mëdha.
Burime zyrtare nga Kievi bëjnë me dije se dy gjeneralët janë eliminuar pranë Kherosnit, një qytet i pushtuar nga rusët tashmë.
Sakaq, thuhet gjithashtu se një gjeneral i tretë ndodhet në një gjëndje mjaft të rëndë për shkak të plagëve të shumta të marra në trup.
