Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëhet në kushte shtëpi dhe lehtësisht, ja shurupi natyral kundër kollës

14:50 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shurup
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën.

Gjethet kurative të limonit
Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë, transmeton lajmi.net.

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Shurupi Kundër Kollës dhe Sekrecioneve
Përbërësit e kësaj kure janë karrotat dhe mjalti.

Karrotat janë perime tepër të shëndetshme për organizmin.

Ato janë të pasura me vitaminë A e cila forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.

Vitamina A është e rekomandueshme edhe kundër sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Ajo qetëson simptomat e azmës dhe trajton probleme të tjera shëndetësore me mushkëritë.

Karrotat përmbajnë edhe vitaminë B6 dhe beta karoten.

Mjalti nga ana tjetër ka fuqi të jashtëzakonshme kundër baktereve.

Ai është efikas kundër kollës dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Përbërësit:
Gjysëm kilogramë karrota

3-4 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:
Preni karrotat në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere.

Mbusheni atë me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Lërini karrotat të ziejnë  deri sa të jenë plotësisht të buta.

Hiqini karrotat nga tenxherja dhe më pas shtypini me një pirun.

Në ujin e karrotave shtoni mjaltin dhe më pas purenë e karrotave.

Përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Shurupin ruajeni në frigorifer për deri në 3 ditë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 3-4 lugëve gjelle në ditë.

Ata thonë se pas konsumit të shurupit do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm. 

kollë Shurup
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.