Në korrik të këtij viti moderatorja e njohur Brunilda Lahe bëri të ditur se do të shkëputet nga televizioni për pak kohë, pasi ishte në pritje të një bebushi.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe tashmë ajo ka në krahë vogëlushen e saj Hana. E vogla ka lindur ndryshe nga sa e parashikonte vetë Bruna, siç thotë në postimin e saj.
Ajo shkruan se me bashkëshortin kishin planifikuar tjetër orë dhe datë për të voglën, madje mendonin se do të kishte dhe tjetër shenjë horoskopi dhe kishin menduar tjetër emër. Por Hanës së vogël nuk i pritej të vinte në jetë. Shumë urime Brunilda!
