Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më në fund bëhen publikë emrat e grupit koordinator të protestës në Tiranë. Në një letër drejtuar ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë, në emër të Grupit Koordinues të Protestës, ata parashtrojnë pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

-Dorëheqja e Kryeministrit dhe e qeverisë aktuale, si një hap thelbësor dhe i panegociueshëm drejt rinovimit demokratik.
-Krijimi i një qeverie tranzitore teknokrate, jopartiake, me mandat dymbëdhjetëmujor për të mbikëqyrur një proces reformash të besueshëm dhe të paanshëm.
-Reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, e mbështetur në parimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve shqiptarë para ligjit dhe që të miratohet përmes referendumit popullor.
Kjo reformë duhet të përfshijë, ndër të tjera:

• Reformën e Kodit Zgjedhor.
• Reformën e legjislacionit që rregullon financimin e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
• Vendosjen e kufizimit të mandateve për postin e Kryeministrit, duke kufizuar çdo individ në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë karrierës së tij politike.

Korrigjime të menjëhershme legjislative, duke përfshirë:
• Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024).
• Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”.
• Shfuqizimin e kuadrit ligjor që rregullon Investimet Strategjike.

Hartimin e një kontrate të re sociale midis qytetarëve dhe shtetit, që do të zhvillohet përmes konsultimeve të gjera me intelektualë të pavarur, ekspertë teknikë dhe përfaqësues jopartiakë të shoqërisë civile, në përputhje me propozimet e lëvizjes qytetare.
Nënshkruesit e letrës në emër të grupit koordinues janë:

Entela Koja
Arben Kola
Megan Balaj
Edviol Kulluri
Luçjana Kokaj
Gentjan Progni
Gjon Ndoj
Etleva Merko
Everest Bardhi
Përparim Gjeka
Mevlan Mata
Ilir Xhemalaj
Marjen Rama

ambasadoreve Grupi koordinator Letra protestes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.