Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Behgjet Pacolli ka dorëzuar në Prokurori dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb në Kosovë

23:22 / December 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, ka njoftuar se shefi i diplomacisë kosovare ka transferuar në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.

Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive”.

“Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga figura të korruptuara si Dick Marty të cilët përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt:

“Sot, Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka transferuar në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive.
Ne duhet të lëvizim për t’i treguar botës historinë tonë, të kaluarën tonë, vuajtjet tona. Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga digura të korruptuara si Dick Marty të cilet përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi. Do të ishte sikur të përdorni dokumentet e dhëna nga nazistët kundër Hebrenjevë që luftuan për liri në Ghetto të Varshavës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto dokumente do të sjellin Ivica Daçiç dhe njerëzit e tij në sallën e gjyqit si të akuzuar për politikat e tyre gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovësë ditë më parë kishte paralajmëruar se më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-‘99 do t’i dorëzohen Prokurorisë Speciale.

Këto dokumente, sipas shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli dhe këshilltarëve të tij, janë siguruar së fundi përmes rrugëve ligjore nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

dorezuar dosjet krimet pacolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.