Zv.kryeministri dhe njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministres serbe, e cila është shprehur se kosovarët vijnë nga malet. Pacolli ka deklaruar nëpërmjet Facebook-ut se ai nuk do të lejojë shefen e ekzekutivit të Serbisë të vizitojë Kosovën.
Postimi i plotë:
I
pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana
Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj
Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.
Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë
ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me
ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga
Beogradi në ish-Jugosllavi.
E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.