Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Bëhu aq burrë sa Spiropali’, Spaho përplaset me Manjën: S’je i duhur për të gjykuar burrërinë time

16:41 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAHO MANJA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Edmond Spaho u përshi edhe në këtë seancë plenare në debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali.

Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa  Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend.

Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Pjesë nga debati:

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën  në sallë Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju.

Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

spaho spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.