Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Bëhu e dashura ime se do jesh drejtoreshë”, FRD reagon për skandalin e nënkryetarit të partisë

09:45 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1618984206 Screenshot540
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, parti në koalicion me opozitën në 25 prill, ka reaguar për skandalin e publikuar dje në media, me zë dhe figurë, ku shfaqej nënkryetari i saj Ilir Hodaj teksa ngacmonte seksualisht një qytetare dhe i premtonte vende pune dhe poste pas zgjedhjeve.

Ishte emisioni investigativ “Stop” që publikoi dje skandalin ku dukej qartë sesi Hodaj ngacmonte qytetaren në zyrën e tij, si dhe i kërkonte që të bëhej e dashura e tij pasi pas zgjedhjeve do ta bënte drejtoreshë.

Në deklaratën e FRD thuhet se Hodaj nuk ka lidhje me asnjë strukturë të Frymës së Re Demokratike por se është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës, dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin. Kësisoj FRD nuk përjashton dhe mundësinë që njerëz të tillë të jenë të infiltruar për të prodhuar skema skandalesh.

Në takim me Hodajn, vajza kërkon të angazhohet me punë në fushatë, por ngacmohet seksualisht nga ai. Hodaj kërkon ta puthë vajzën, e ofron edhe të pijë në zyrën e partisë. Ai i thotë, se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme. Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë. Më pas ajo i dërgon një mesazh, duke kërkuar, që t’i gjejë punë në ekipin e kontrollorëve ajrorë.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Frymës së Re Demokratike mbi skandalin e përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop”

Fryma e Re Demokratike distnancohet kategorikisht dhe prerazi nga çdo person, që tenton të njollosë FRD dhe fushatën e saj, e cila nuk ka lidhje dhe sjellje me akte të kësaj natyre gjatë gjithë jetës së saj politike.

Personi që paraqitet në emisionin “Stop”, nuk ka lidhje me asnjë strukturë të Frymës së Re Demokratike. Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës, dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita.

Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë, Fryma e Re Demokratike.

FRD është e hapur për të gjithë mediat dhe opinion publik që të verifkojnë listat e antarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese.

Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë kompromos me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.