Fitorja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia “Vëllezërit e Italisë) ka krijuar shqetësime dhe debate në Europë, me disa që e cilësojnë qeverinë që do të lind nga koalicioni i kësaj partie me Legën dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit, si qeveria më e djathtë nga koha e Benito Mussolinit.
Por presidenti ukrainas, Zelensky përgëzon Giorgia Melonin për fitoren, duke nënvizuar se ai vlerëson shumë ndihmën e përhershme të Italisë për t’u përballur me “agresionin rus”. Kurse Meloni u përgjigj duke thënë se nga qeveria e saj Ukraina do të ketë gjithmonë “mbështetje të ndershme ndaj kauzës për liri”, duke i shtuar personalisht presidentit, “bëhu i fortë dhe forco besimin!”.
Për analistët e huaj, vizioni i Giorgia Melonit ndërkohë duke i rreshtuar qartazi krahas Ukrainës, del me pozicione të forta kundër Kremlinit.