Gjashtë vite pas suksesit të mahnitshëm të “Frozen”, Disney ka publikuar trailerin e parë të filmit që pritet të publikohet shumë shpejt në kinematë botërore.
Në video shfaqet mbretëresha Elsa (Idina Menzel) në një oqean të errët e me stuhi që po përpiqet ta kthejë në akull.
Fansat e filmit të jenë të sigurtë se janë dhe personazhet e tyre të preferuar: Princeshë Anna (Kristen Bell), Olaf (Josh Gad), Kristoff (Jonathan Groff) dhe sigurisht dreri Sven.
“Frozen 2” vjen pas filmit më të suksesshëm të animuar në historinë e Disney. Fillmi origjinal i 2013 u bë një fenomen global, duke fituar edhe dy çmime Oskar. Filmi i ri do të dalë në kinematë botërore më 22 nëntor.
