Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko: Miqtë e “Foltores” më kërkuan të negocioja, refuzova sepse na ndan Berishizmi

22:51 / April 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranë, Roland Bejko i ftuar në emisionin “Zone e Lirë” ka treguar se në momentin që shpalli kandidaturën për kryetar, u telefonua nga miqtë e “Foltores” që i kanë kërkuar të negociojë për të mos e pranuar këtë kandidim.

Bejko bën me dije se refuzoi dhe arsye sipas tij është se ata nuk janë ndarë se nuk i pëlqen njëri – tjetri, por i ndan Berizhizmi.

“Është një premtim që unë e kam bërë publik dhe kam refuzuar të gjithë premtimet që më kanë ardhur nga ana e “Foltores” kur u shpall kandidatura ime.

Miqtë e mi që janë andej kanë ngelur nga ana tjetër e murit të Berlinit, më telefonuan dhe më kërkuan të negocioja që unë të mos e pranoja këtë kandidim.

E refuzova, sepse ne nuk jemi ndarë se nuk na pëlqen njëri apo tjetri, por ne na ndan Berishizmi.

Dhe unë gjithë qëndresën time e kam bërë për këtë arsye, sepse Berishizmi unë e kam konstatuar që është një variant i zgjatur i punizmit, i cili e mban konfliktin gjallë, krijon konflikt permanent dhe nëpërmjet konfliktit ndërton destabilitet, presione, turbëllira, pasiguri në zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk jep mundësinë partisë që të bëhet parti demokratike, por e mban gjithmonë si parti lideri, si pronë personale të tij.

Unë kam qenë në krah të partisë kur ajo ka pasur nevojë, se kur partia ka qenë mirë unë shpesh herë jam harruar.

Këtë qëndresë që kam bërë e shoh si mision. Po të ishte për karrierë personale do kisha mbajtur një këmbë andej dhe një këmbë këtej”, u shpreh Bejko.

berishizmi foltorja Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.