Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Bëjmë dashuri gjithë ditën”, balerini i njohur shqiptar në Itali tregon si e kalon ditën në karantinë

21:39 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir shaqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Balerini shqiptar që jeton në Romë, Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar sot në emisionin “Vizioni i Pasdites.” Në një lidhje Skype, Shaqiri ka kanë treguar se si janë duke i përjetuar këto ditë në izolimi me bashkëshorten dhe vajzën Emily.

“Përqafohemi gjithë ditën puthemi gjithë ditën, bëjmë dashuri gjithë ditën, gjë më të bukur nuk ka. Problemi është që të kalojë sa më shpejt që t’i kthehemi punës dhe të krijojmë të ardhmen tonë. Kjo situatë është diçka që askush nuk e kishte menduar”, tha Shaqiri.

Balerini i njohur bën javën e tretë në karantinë teksa bëri një apel të fortë dhe për shqiptarët.

“Unë kam tre javë që jam izoluar në shtëpi. E gjithë Italia është përfshirë nga kjo kolerë botërore. E gjithë Italia është në izolim dhe janë marrë masa, por se kuptoj pse nuk janë bërë më shpejt. Unë kam prindërit në Shqipëri. Ka nevojë për një rregull dhe disiplinë më të madhe. Unë se kuptoj që sesi njerëzit dalin rrugëve. Brezi ynë ka ardhur të marrë situatën në dorë, të izolohen në shtëpi, ti jepet mundësia këtij shteti të izolojnë sa më shumë këtë kolerë. Nuk e kuptoj indiferencën e këtij populli. Unë shikoj video të Shqipërisë, se si dalin, qeshin, pinë kafe. Nëse keni dashuri për veten dhe familjen mbylluni në shtëpi dhe zbatoni rregullat. Uroj që Zoti të shikojë shqiptarët dhe Shqipërinë dhe shpresoj që situata të kufizohet sa më shumë. Këtu në Itali mjeket qajnë, nuk kanë vend për të sëmurët, nuk ka varre, kufomat po digjen dhe familjarët nuk i takojnë. Qëndroni në shtëpi sepse koha do jetë e gjatë. Jepini mundësi shtetit që të bëj punën e vetë”, përfundoi balerini.

balerini Dashuri diten ilir kadiu karantine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.