Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bejtja-Pekës: O Çimi, e ke bërë TV-në si bahçen e Trump! Peka: Je injorant gjirokastrit që del kundër Trump!

18:31 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5fa3b6954806e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet në SHBA, të cilat ende nuk po nxjerrin një fitues prej dy ditësh, kanë sjellë debate të shumta edhe në studiot televizive shqiptare.  Një debat ka ndodhur në televizionin “Syri” të Çim Pekës, i cili njihet si një admirues dhe mbështetës i flaktë, i Donald Trumpit.

Gjatë debatit në emisionin e Pekës, Andi Bejtja tha se nuk e preferon formatin e Trump, por se edhe nëse vdes trumpizmi, “trapizmi nuk do të vdesë kurrë”.

Pjesë nga biseda e nxehtë: 

Andi Bejtja: Kam frikë se edhe po vdiq “Trampizmi”, trapizmi nuk do të vdesë kurrë o Çimi! Aman o Çimi, se e ke kthyer televizionin në bahçe të Trumpit!

Çim Peka: Injoranca shfaqet si delir dhe fyerje, të dalësh kundër Trumpit sepse ka fjalor të papërshtatshëm dhe të konsiderosh gjysmën e amerikanëve injorantë, siç bëre ti, nuk e marr përsipër. Bejtja nga Gjirokastra, na del shumë më civil se gjysma e popullësisë amerikane…

Andi Bejtja: Ore, një njeri që përdor atë fjalor, në formimin tim, ky njeri nuk hyn dhe këtë e kam thënë që ditën e parë. Edhe më rëndë e them, kështu e mendoj unë.

Çim Peka: Cila është oferta e të zgjuarve? Oferta e kundërt me Trump, oferta e Biden, domethënë mos bëj asgjë. U mundua të kthehet në referendum kundër Trump, por oferta ishte asgjë. Intelektuali Bejte, që qan hallin e amerikanëve dhe përkrah ofertën e asgjësë…

Andi Bejtja: Trumpi nuk hyn në formatin tim, por s’jam pro Biden unë, kush tha?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.