Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bejtja u dorëhoq, Kuvendi shmang Komisionerin e ri kundër Diskriminimit! Asnjë firmë, dështon procesi

11:58 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4942
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kuvend ka dështuar procesi për të zgjedhur një Komisioner kundër Diskriminimit. 15 vetë dorëzuan dokumentet si kandidatë, por vetëm 14 u paraqitën për intervistë pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Kandidatja e perceptuar si më e forta në garë, gjyqtarja Kushtetuese Sonila Bejtja, u dorëhoq nga kandidimi.

Siç shpjegoi në atë kohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, “Znj. Bejtja nuk kishte llogaritur mirë kohën kur i mbaron mandati në gjykatë me procedurat kur duhej të zgjidhej Komisionere dhe kishte papajtueshmëri mes këtyre dy momenteve”.

Kandidatëve iu dha kohë për të sjellë nga 28 firma për të kaluar për votim në seancën plenare, por askush nuk mundi të marrë mbështetjet e duhura brenda afatit.

Në këtë “braktisje” të kandidatëve nga deputetë të të gjitha krahëve, procesi ka dështuar, dhe siç ka mësuar Report TV, fillimisht kandidatëve do tu jepet një kohë shtesë nëse mund të mbledhin firmat, dhe nëse kjo dështon, gara do të hapet edhe një herë nga e para.

Kandidatët që garuan

1. Arben Shkëmbi

2. Brunilda Menalla

3. Edison Hoxha

4. Endri Papajorgji

5. Ermal Hoxha

6. Ermonela Xhafa

7. Fatjona Male

8. Genta Tafa

9. Gëzim Allaraj

10. Ismail Tafani

11. Lulzim Hamitaj

12. Mirela Rrumbullaku

13. Robert Gajda

14. Sonila Bejtja (tërhequr)

15. Sonila Hysi

bejtja kuvendi shmang
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.