Procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak vijon edhe në Himarë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri në këto momente janë numëruar 14 QV nga 36 në total. 9 mandate shkojnë për Partinë Socialiste e cila ka marrë 1067 vota dhe 7 mandate shkojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” i cili ka grumbulluar 792 vota.
Mega (Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka fituar deri më tani 2 mandate pasi ka arritur të grumbullojë 258 vota. 1 mandat ka shkuar për PD-zyrtare, 1 tjetër për Partinë Social Demokrate dhe 1 për Aleancën Arbnore Kombëtare.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kryeson listën për numrin e mandatave në Finiq pasi sipas rezultateve të përditësuar nga KQZ deri në këto momente ka arritur të grumbullojë 332 vota të cilat përkthehen në 5 mandate.
PS nga ana tjetër ka arritur të marrë 3 mandate pasi ka marrë 217 vota. PD-ja zyrtare dhe MEGA kanë marrë secila nga 3 mandate, ndërsa 1 mandat (41 vota” ka shkuar për PDIU-në. Deri në këto momente janë numëruar 8 QV nga 50 në total.
