Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Beleri”/ Gjikondi: Drejtësia shqiptare s’duhet të heshtë, t’i drejtohet Greqisë me një deklaratë…

19:14 / August 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5558D6D5 139D 4EF0 9EF4 CCC8DF299251
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Juristja Brizida Gjikondi vlerëson se drejtësia shqiptare duhet të dalë me një deklaratë drejtuar Greqisë se është e pavarur. Sipas saj, rasti për Fredi Belerin është një çështje që iu përket institucioneve të drejtësisë dhe nuk ka të bëjë me politikën.

“Drejtësia shqiptare ka struktura shumë serioze KLP, Inspektoriatin e Lartë, të cilët duhet të bënin një deklaratë diplomatike ligjore kundrejt shtetit grek siç bënë edhe strukturat e drejtësisë greke. Kur patën të njëjtin problem grekët përpara një jave më Kroacinë, të cilët pretendonin se po mbaheshin tifozët e tyre kundrejt çdo shkelje ligji, trupa gjyqësore bënë një deklaratë të fortë kundër kroatëve ku iu thanë se jemi një pushtet i pavarur dhe nuk keni të drejtë të na ndërhyni. E njëjta gjë është edhe në Shqipëri. Kemi një pavarësi pushtetesh.

Unë mendoj që drejtësia shqiptare nuk mund të rri më në heshtje. Ka ardhur një moment që kjo drejtësi të bëjë një deklaratë serioze ligjore drejtuar të gjithë faktorëve të politikës dhe të brendshëm dhe të jashtëm, ku të shprehet që askush nuk ka të drejtë të paragjykojë vendimet e saj dhe të influencojë për vendimet e saj pasi, sipas të drejtave ndërkombëtare ku ne aderojmë, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nuk ka Beler që mund të jenë preferencial vetëm sepse e mbron një shtet i caktuar. Duhet të jetë një deklaratë ku garanton se drejtësia është e paanshme dhe nuk mund të ketë influencë ekzekutivi kundrejt vendimeve tona.”, theksoi Gjikondi në një intervistë për “Special Report”.

beleri gjikondi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.