Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beleri kërkon pafajësinë në “Apelin e Posaçëm”, në seancë edhe ambasadorja greke

10:59 / June 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fredi beleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Togat e zeza do shqyrtojnë kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar nga Shkalla e Parë.

Trupa gjykuese përbëhet nga Danjela Shirka kryesuese, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara anëtarë. Në sallë kanë mbërritur dhe avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata. Po ashtu siç bën me dije gazetarja Glidona Daci, prezentë janë ambasadorja greke Kostandina Kamici, Vangjel Dule e mbështetës të Belerit.

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Danjela Shirka dhe pavlefshmërinë e vendimeve të saj. Sipas avokates, Shirka është caktuar me short dhe është e njëanshme në gjykimin e saj.

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari: Ju nuk jeni caktuar me short për shtyrtimin e kësaj çështje. Ju gjyqtare jeni caktuar manualisht, po ashtu ju keni gjykuar edhe dy kërkesa të tjera të Belerit. Në kërkojmë revokim të çdo vendimi që keni marrë në këtë gjykim.

Gjyqtarja Danjela Shirka: Në trasparencë të publikur shorti është zhvilluar në datë 9 Maj 2024  e cila ka dhënë vendime të mëparshme sipas udhëzimeve të bëra nga KLGJ duke qenë se unë kam shqyrtuar çështje të tjera të zotit Beleri.

Avokatja Klodiana Gjyzari: Unë kërkoj përjashtimin tuaj sepse në asnjë çështje nuk jeni caktuar me short, por u është kaluar manualisht. Gjyqtari që gjykon çështjet e veçanta është ai që gjykon themelin. Nisur nga të gjitha, ne do të kërkojmë përjashtimin tuaj. Na krijohet dyshimi që ju nuk jeni e paanshme dhe në do të paraqesim kërkesën me shkrim për përjashtimin tuaj. Për të bërë këtë kërkesë kam 3 ditë kohë. Fredi Beleri është dakort, po ashtu edhe mbrojtja e Pandeli Kokaveshit.

Prokurori Andand Xholi: Ne kërkojmë të vazhdojmë seancën deri sa të shprehet një tjetër trupë gjykuese e Apelit. Kjo kërkesë s’mund të ndërpresë seancën.

Avokatja Klodiana Gjyzari: Ne kërkojmë pavlefshëmrinë e vendimeve tuaja, janë të pavlefshme aktet për thirrjen e të pandehurit. Beleri nuk ka pasur njoftim për seancën e datës 27 maj, kërkojmë që ju të mos pezulloni aktet për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Kujtojmë se Beleri është dënuar me 2 vite burg për vjedhje votash. Ai qëndron në qeli që prej 12 Majit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale në vend. Sipas SPAK, arrestimi i tij erdhi pas një denoncimi në prokurori ku pretendohej se Beleri ofronte 40 mijë Lekë për të blerë 8 vota.

Para pak ditësh ai u zgjodh eurodeputet në Greqi.

ambasadorja Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.