Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6979
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ishte i ftuar në A2 CNN ku foli për çështjet kryesore ndër to u pyet edhe për çështjen Beleri. 

Ndonëse është një tem e cila rrezikon integrimin e Shqipërisë pas kërcënimit grek për veton, Rama vijoi qëndrimin e tij të mëparshëm.
Tha se nuk do të tërhuqet dhe se nuk ka frikë nga veto e Greqisë.

Rama deklaroi se Greqia nuk ka asnjë të drejtë dhe se në atë vend nuk ka drejtësi për qytetarët shqiptar. 

Sipas Ramës Beleri nuk është një çështje e minoritetit dhe se Greqia e ka gabim. Po kështu ai deklaroi se kjo çështje tashmë i mbetet drejtësisë dhe se ai nuk tërhiqet nga qendrimet e tij.

Rrezikoni hapjen e kapitujve për shkak të çështjes Beleri. A keni ju një mesazh dhe a ja vlen që të humbim dy vite për një çështje jo aq të madhe sa ajo e Belerit?

Rama: Nuk humbasim jo vite, por asnjë minut në të gjitha rastet. Sic nuk kemi humbur edhe kur na kanë refuzuar hapjen e negociatave. Nëse sot kemi një progress raport më të mirin ndër vite, një progres për të gjitha çështjet, kjo vjen nga një gjë e thjeshtë që ka të bëjë me vazhdimin e punës.
Vendosja evetos është një gjë që ndodh rëndom në Bashkimin Evropian. Ky mesdhjetor nuk na shqetëson. Nuk do humbasim asgjë, se ne do bëjmë punën defakto.

Ne kemi pasur një proces screening që ka krijuar shumë respect për Shqipërinë.
Gjykata e Lartë ka ngarkuar Gjykatën Speciale që të shqyrtoj këtë çështje. Ne e kemi bërë të qartë që edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Evropian ne nuk negociojmë asgjë.
Nuk e bëjmë dot, harrojeni që ne ta bëjmë këtë. Integrimi real sot për ne nuk është proces politik, por është proces pune.

Shqipëria ka pushtete të ndara. Ne e kemi përsëritur që drejtori i Burgjeve nuk mund të jap leje. Mbasi humbëm një tjetër kohë duke shkuar në Gjykatën e Durrësit dhe ai bëri gabim. Gjykata e Lartë vendosi dhe tha se drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi për të dhënë leje për t’u betuar Beleri.
Thelbi është me kë jeni ju! Se unë vet jamë me drejtësinë.

Rakipllari: Flasim për një kandidat që ju e keni linçuar gjatë fushatës. Disa orë para arrestimit ju e keni kërcënuar. Ka një shkelje të rëndë edh enë nisjen e hetimeve që nuk u nisën nga SPAK.
SPAK sot ka dy standarde , kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës që akuzohet për të njëjtën gjë dhe sot është ilirë dhe Beleri që ndodhet në burg 

Rama: Gjatë fushatës jam marrë në dy ose tre raste. Unë mund të kem shumë të meta, por budalla nuk jam. Nëse do dija se ai ishte nën hetim për blerje votash nuk do bëja sulm politikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.